Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Qeverinë e Kosovës, raporton KosovaNews.
Lajçak me bashkëpunëtorët e tij tashmë ka hyrë në objektin e Qeverisë sw Kosovws, ku edhe do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Edhe pse vizita e tij nuk ishte paralajmëruar mw herwt, sot në mëngjes nga Qeveria e Kosovës është bërë e ditur se Kurti do të pres në takim emisarin Lajçak.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak herën e fundit në Kosovë ka qenë më 15 shtator.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë.
Dy ditë më parë Kurti ka biseduar për dialogun edhe me sekretarin amerikanë, Antony Blinken./KosovaNews/



