KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » La ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth, 23-vjeçari i zhgenjyer: Do emigroj sërish
Rajon

La ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth, 23-vjeçari i zhgenjyer: Do emigroj sërish

Kosova News
Kosova News 16:57 -12/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pak kohë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij, e ardhmja ishte e sigurt në Shqipëri, pasi turistët e huaj po gëlonin maleve fushave dhe deteve.

Në fakt ardhja e turistëve ishte diçka e dukshme, dhe kjo gjë ndikoi edhe tek disa persona që vërtet lanë emigracionin për të investuar në tokën e prindërve.

I tillë ishte edhe Klodian Harusha, i cili braktisi ëndrrën për futbollin, për të investuar kursimet minimale në Theth. Por aksioni i IKMT për shembjen e objekteve, i preu krahët të riut.

“Kam investuar këtu. Kam qenë emigrant. Kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme dhe këtu por fatkeqësisht më duket nuk ka. Kam ardhur me rreth 7 mijë euro të kursyera. U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse tha kthehuni të rinjtë e investoni në tokat e të parëve tuaj. Unë u ktheva. Jam munduar me krijuar një jetesë në vete. Kjo këtu ka 1 vit që pikon është me nipt e çdo gjë”, tha Klodian Harusha.

Si një i ri i rritur jashtë vendit, Klodiani ishte i përgjegjshëm se për të ndërtuar duhet të merrte leje. Por ai shpejgon ping-pongun e përjetuar nga institucionet vendore në Shkodër.

“Jam sorollat në bashki, asnjë informacion për paketën e maleve. Më ka nxjerrë edhe jashtë në bashki duke më thënë shko kërko kund tjetër informacion. Kryeministri tha vjet e kemi miratuar paketën e maleve. Unë bëra diçka druri e cila mund të çmontohet për 2 orë. Kanë ardhur më kanë vendosur 58 mijë euro gjobë e më thanë do shembet bashkë me lokalin që ka 2 vite me nipt e çdo gjë”, shtoi banori i Thethit, Klodiani.

Investimi i tij tashmë është pjesë e procesit të shembjes, por humbjet e pësuara dhe borxhi mbi supe i kalon 90 mijë euro.

“Është ndërtesë 1 kat e gjysëm dhe është vënë gjobë e tillë. Jam i zhgënjyer kam ardhur me kriju një jetë këtu, sot jam 95 mijë euro borxh e nuk di nga të ia nisi. Jam munduar me investu në tokën time, kisha dasht një rrugë zgjidhje”, theksoi Harusha.

Klodiani tregon se vendimi i kryeministrit për të prishur objektet në Theth do ta detyrojë 23-vjeçarin të emigrojë sërish./Euronews Albania

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 12/07/2025 12/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?