Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Fushticë të Drenasit, ku një person ka mbetur i vrarë.
Viktima është identifikuar si Ragip (Rashit) Shala, i lindur më 25 prill 1957. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur bashkëfshatarët përmes faqes zyrtare të fshatit në rrjete sociale, ku kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.
Në njoftim thuhet se ceremonia e varrimit do të mbahet të hënën, më 3 nëntor 2025, në orën 14:00, në varrezat e Fushticës së Poshtme.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.


