Aeroporti Heathrow në Londër ka urdhëruar linjat ajrore të mos shesin më bileta gjatë sezonit veror, ndërkaq, ka vendosur edhe një kufi për numrin e pasagjerëve. Bëhet fjalë për 100 mijë pasagjerë në ditë, kufi ky që do të qëndrojë në fuqi deri më 11 shtator.
CEO i kompanisë, John Holland-Kaye njoftoi “vendimin e vështirë” në një letër të hapur për pasagjerët, duke thënë se gjatë javëve të fundit, duke qenë se numri i pasagjerëve në nisje ka tejkaluar rregullisht 100,000 në ditë, ekziston rreziku që shërbimi mund të bjerë në një nivel që nuk është i pranueshëm.
Një numër i madh linjash ajrore po punojnë për të reduktuar numrin e pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga Heathrow. Në vitin 2018, numri ditor i pasagjerëve që kalonin përmes Heathrow ishte gati 220,000, i ndarë midis mbërritjeve dhe nisjeve.


