KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi të enjten shqyrton të gjeturat e Raportit të KE-së për Kosovën
Politikë

Kuvendi të enjten shqyrton të gjeturat e Raportit të KE-së për Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:39 -20/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se me kërkesë të opozitës të enjten do të diskutohet në seancë parlamentare Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky raport.

“Të enjten do të ketë një seancë, si opozitë kërkuam që në këtë seancë të trajtohet Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, për shkak se ky raport ka adresuar një mori problemesh dhe çështjesh që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i adresojë. Në fakt, sot derisa po flasim jemi vendi i vetëm që Bashkimi Evropian i ka shqiptuar sanksione. Në këtë temë AAK-ja, mendon se duhet të ketë një pozicion të Parlamentit në raport me këto masa”, theksoi Tahri.

Deputeti i AAK-së foli edhe për sigurinë në Kosovë dhe Ballkan. Ai tha se paqja e qëndrueshme për Ballkanin perëndimor lidhet me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Paqja e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor lidhet drejt me Kosovën në NATO. AAK-ja është duke punuar dhe duke komunikuar me akterë relevantë që janë anëtarë të NATO-s për një anëtarësim më të shpejtë të Kosovës sikur rasti i Suedisë dhe Finlandës. Kjo do të ishte një përgjigje ndaj të gjitha kërcënimeve që po i bën Rusia, të cilat i ngriti edhe presidenti i Ukrainës, por edhe kryeministri Kurti për rastin e Rashkës”, tha ai.

Duke folur për dialogun dhe transparencën e kryeministrit Albin Kurti, Tahiri tha se fatkeqësisht Kuvendi është i injoruar dhe në terr informativ.

“Kosova në dy vjet e gjysmë ka qenë pengë e procesit të dialogut, Vetëvendosje si subjekt kauzën e vetë e ka pasur jo negociata dhe në fakt për dy vjet e gjysmë ka qëndrua vetëm ne negociata. Fatkeqësisht, Kuvendi është i injoruar, jemi në terr informativ dhe kjo e dëmton Kosovën dhe vetë Kurtin”, tha ai.

Ai po ashtu dhe si Grup Parlamentar janë në proces të hartimit të amendamenteve rreth buxhetit të vitit 2024.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?