Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës së kaluar, me pikat e mbetura të cilat ishin në rend dite.
Po ashtu do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend për shqyrtim do të jetë propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, iInterpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.
Mandej bëhet edhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.


