Vetëm pak pasi presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban adresimin e saj në Kuvend, deputetët gjysmë ore më vonë do të kenë një seancë plenare.
Kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Në fund të muajit tetor, Qeveria Kurti miratoi projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm, me ç’rast u bë e ditur se shuma totale do të jetë 3.2 miliardë euro.
Kështu, buxheti i vitit të ardhshëm është më i larti në historinë e Kosovës dhe do të jetë saktësisht në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Më 17 nëntor, projektligji në fjalë kaloi në lexim të parë me 64 vota pra.
Ndryshe Projektligji i buxhetit të vitit 2023 së fundi është prezantuar në disa komuna të Kosovës, nga kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati dhe ministra të tjerë.