Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të Masakrës së Srebrenicës, që kishte ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë.
Në vazhdimin e seancës plenare, që pritej të nistë në orën 11:00, në rend të ditës janë disa pika për shqyrtim.
Seancë e jashtëzakonshme do të mbahet prej orës 13:00, ku pritet ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.


