Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar të martën vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Votimi është bërë me 65 vota për, ndërsa nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Për këtë vendim u zhvillua seancë e jashtëzakonshme.
Ndërkaq, pas kësaj, Kuvendi po vazhdon me seancën e rregullt ku pritet të shqyrtohen në lexim të dytë tri Projektligje./KosovaNews/


