Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, Kuvendi ka votuar Projektligjin nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve.
Miratimi nga Kuvendi erdhi pas propozimit nga ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
61 deputetë morën pjesë në votim, të gjithë duke votuar pro këtij projektligji.
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, është shtyrë për më vonë.


