KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi miraton në parim projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes dhe dy projektligje për FSK-në
Politikë

Kuvendi miraton në parim projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes dhe dy projektligje për FSK-në

Kosova News
Kosova News 12:27 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, projektligji për FSK-në dhe projektligj për Ministrinë e Mbrojtjes, janë miratuar në parim pasi morën votën pro nga shumica e deputetëve të Kuvendit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për projektligjin për shërbim në FSK ka thënë se shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektligji është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore për të drejtat dhe obligimet për pjesëtarët e FSK.

Sipas memorandumit shpjegues ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në Forcën e Sigurisë të Kosovës. Pra, sipas këtij ligji përcaktohet shërbimi i pjesëtarit të FSK-së sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara në këtë ligj në përmbushje të kompetencave dhe detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Në parim, ky projektligj ka marrë 80 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa, projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka marrë 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputeti i PDK-së Hysen Berisha ka kërkuar nga ministri Mehaj të kërkoj më shumë buxhet për FSK-në.

Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës rregullon kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pra, sipas këtij ligji Forca e Sigurisë së Kosovës, mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes e ka marrë mbështetjen e 76 deputetëve për t`u miratuar në parim.

Edhe për këtë projektligj të gjithë deputetët votuan pro.

Sipas memorandumit shpjegues, projektligji për ministrinë e Mbrojtjes, ka rregulluar kompetencat dhe fushëveprimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrit te Mbrojtjes.

Po ashtu, ky ligj ka rregulluar edhe përbërjen e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes, personel ky ushtarak dhe civil.

Pra, sipas këtij ligji Ministria e Mbrojtjes është organ i administratës shtetërore i përberë nga personeli ushtarak dhe civil dhe se strukturat apo njësit e Ministrisë së Mbrojtjes janë të gërshetuara në te gjitha rastet, ku disa udhëhiqen nga personeli ushtarak dhe disa nga personeli civil, por që të gjitha strukturat kanë personel civil dhe ushtarak.

Gjithashtu lexoni:

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë

Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë

BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë
12:00 -04/07/2025
Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike
11:52 -04/07/2025
Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
11:16 -04/07/2025
Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë
11:06 -04/07/2025
BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës
10:49 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?