Në kuadër të Javës për Qeverisje të Hapur të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare dhe mbështetjen e NDI-së, nesër, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet tryeza e diskutimit “Pjesëmarrja e qytetarëve për qeverisje të hapur”.
Takimi q mbahet në sallën 506, do të fillojë në ora 14:00.
Qëllimi i tryezës është identifikimi i sfidave dhe mundësive të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile, me fokus nxitjen dhe inkurajimin e qytetarëve për të marrë pjesë në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse.
Kjo është agjenda e takimit:
