KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi me ndihmën e disa deputetëve të Vetëvendosjes zgjodhi anëtar të Këshillit Prokurorial ish-kryetarin e nëndegës së PDK-së në Lipjan
Politikë

Kuvendi me ndihmën e disa deputetëve të Vetëvendosjes zgjodhi anëtar të Këshillit Prokurorial ish-kryetarin e nëndegës së PDK-së në Lipjan

Jeton Sopa
Jeton Sopa 10:19 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dardan Vuniqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, të mërkurën (dje) është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nga radhët e fakulteteve juridike.

Në votim morën pjesë 90 deputetë, ku prej tyre kandidati Vuniqi mori 49 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Emine Abdyli – Pozhari nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” arriti t’i marrë 36 vota, kurse pesë vota u shpallën të pavlefshme.

Por kush është në fakt Dardan Vuniqi?

Megjithëse i ri në moshë (1988) Vuniqi kishte depërtuar lehtë për tu punësuar në instotucionet publike kjo falë lidhjes së tij me PDK-në. Në bazë të biografisë së publikuar Vuniqi ka punuar në Universitetin e Pejës dhe Gjilanit si mësimdhënës asistent ndërsa nga viti 2021 si profesor në Universitetin e Prizrenit ku edhe punon aktualisht.

Është pikërisht Universiteti i Prizrenit i cili ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës për ta votuar për anëtar joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nga radhët e fakulteteve juridike.

Kuadri universitar Dardan Vuniqi në zgjedhjet e vitit 2019 prezantohet si e ardhme politike e PDK-së me “Dekaden e Re”

Në zgjedhjet e brendshme të PDK-së në vitin 2019 Dardan Vuniqi ishte prezantuar si kuadër universitar duke u zgjedhur krytar i nëndegës së PDK-së në fshatin Blinaj të Lipjanit

“Rrugëtimi edukativ na flet se z.Vuniqi është kuadër politik që i duhet sot Partisë Demokratike. “Dekada e Re” është vetë Dardani. Ai edhe pse i ri në moshë,  del të jetë një vlerë e çmuar për subjektin politik së cilit i takon” thuhej ndër të tjera në njoftimin e degës së PDK-së në Lipjan njoftim i cili çuditërisht është fshirë nga faqja e internetit por që megjithatë është ruajtur si link edhe pse nuk hapet tashmë.

Foto nga zgjedhja e Dardan Vuniqit kryetar i nëndegës së PDK-së në Lipjan kjo foto tashmë është fshirë nga njoftimi i faqes së PDK-së dega në Lipjan.


Anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës si duket është kujdesur paraprakisht që të mos lerë gjurmë në internet duke i fshehur lidhjet e tij me PDK-në, është vetëm një prortal që ende figuron si lajm aderimi i tij në PDK.  

KosovaNews i ka siguruar disa fotografi të tubimeve  zgjedhore në të cilat duket qartë që pjesë e fushatës ka qenë edhe Dardan Vuniqi si kryetar i nëndegës së Lipjanit.Kosova News e ka kontaktuar z.Vuniqi për ta pyetur se a është ende anëtarë i Partisë Demokratike të Kosovës por ai e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ai është zgjedhur kryetar i nëndegës në mars 2019 por që këtë funksion e ka mbajtur për pak javë pasiqë i është përkushtuar profesionit dhe familjes.

Dardan Vuniqi shihet në foto në tubimin e PDK-së në degën e Lipjanit

“Po unë kam qenë për një kohë të shkurtë në PDK deri nga muaji maj 2019 por më pastaj i kam përfunduar aktivitetet e mia politike dhe ju kam përkushtuar profesionit dhe tani jam qytetar i thjesht” ka thënë ndër të tjera Dardan Vuniqi.

Por sipas dëshmive të siguruara nga  KosovaNews Dardan Vuniqi nuk e thotë të vërtetën pasiqë ai me datë 10 shkurt 2020 shihet në fotografi të një tubimi të degës së PDK-së në Lipjan i përfaqësuar si kryetar i nëndegës së Blinajës.

Foto ku shihet Dardani Vuniqi në tubimin e PDK-së të mbajtur me 10 shkur 2020

Është e habitshme se si megjithë të kaluaren politike të Dardan Vuniqit ai arriti që përveç votave të bashkuara të opozitës të marrë edhe votat e një pjese të mazhorancës, pra të  Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 90 deputetë sa morën pjesë në votim shumica e deputetëve prezent në sallë ishin nga pozita por megjithatë dukshëm më shumë vota mori kandidati i preferuar i opozitës z.Dardan Vuniqi me gjithsejt 49 ndërsa konkurentja tjetër Emine Abdyli – Pozhari mori 36 vota që parimisht e kishte mbështetjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas burimeve të KosovaNews ky votim ka shkaktuar polemika dhe debate brenda grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje ku thuhet se janë rreth 20 deputet të mazhorancës e nga këta të pakten 10 nga grupi parlamentar i Vetëvendisjes të cilët votuan kandidatin e preferuar të opozitës z.Dardan Vuniqi edhe pse fillimisht ishte rënë dakord brenda grupit që të votohet znj.Emine Abdyli – Pozhari.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht akuzon opozitën dhe sidomos PDK-në për ndikime në këshillin gjyqësor dhe prokurorial në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve mirëpo ajo nuk po arrin që të paktën ku ka ndikim me votë të zgjedhë njerëz që janë jashtë politikës megjithëse e ka shumicën në Kuvend.

Gjithashtu lexoni:

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Faturimi i rrymës për bizeneset, Bajrami: Vetëm 300 kompani e plotësojnë kriterin për treg të hapur

Jeton Sopa 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren
15:56 -18/05/2025
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
15:50 -18/05/2025
Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë
15:16 -18/05/2025
Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij
14:36 -18/05/2025
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?