Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të Mbretëreshës Elisabeth II, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.
Propozimi për të nderuar mbretëreshën britanike erdhi nga kryekuvendari Glauk Konjufca.
Mbretëresha Elizabeth II, u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022.
Elizbaeth II është monarkja më jetëgjatë, pasi ka mbretëruar për plot 70 vjet. Gjithashtu, ajo është edhe anëtarja më e vjetër e familjes mbretërore.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mbretëresha Victoria, stër-stërgjyshja e Elizabeth, që u shua kur ishte 81 vjeç.
Princi Charles, 73 vjeç, trashëgimtar i fronit që në moshën tre vjeçare, tani është mbret i Britanisë së Madhe.
