KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi i Maqedonisë nis debatin për ndryshime kushtetuese
Rajon

Kuvendi i Maqedonisë nis debatin për ndryshime kushtetuese

KosovaNewss
KosovaNewss 21:15 -18/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Seanca plenare me një pikë të vetme të rendit, “Propozimi për inkuadrim në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka filluar në Kuvend.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në seancë tha se propozimi është rezultat i një debati shumëmujor, tërësisht i hapur, transparent, ekspertësh dhe politik.

Sipas tij, propozimi për ndryshimin e Kushtetutës ka një relacion dhe motiv të vetëm, hyrjen në Bashkimin Evropian (BE), që është kërkesa dhe pritja e shumicës dërrmuese të qytetarëve.

“Propozimi është i yni, maqedonas, i cili bazohet në propozimin dhe marrëveshjen evropiane të vitit 2022, me të cilën vendi më në fund i hapi negociatat për anëtarësim pas shumë vitesh pritje”, u shpreh Kovaçevski, duke i hedhur poshtë tezat e rreme për atë se ka një diktim.

Ai siguroi se ndryshimet kushtetuese nuk kërcënojnë asnjë çështje identiteti maqedonas.

“Me miratimin e propozimit, të marrim një vendim që të mos qëndrojmë në vend, të mos numërojmë në vend, të mos presim përsëri, por të ecim drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe të arrijmë objektivin e vendosur për anëtarësim të plotë deri në vitin 2030”, theksoi kryeministri Kovaçevski, duke rikujtuar se për herë të parë është nënshkruar marrëveshje në gjuhën maqedonase me BE-në, konkretisht me Frontexin.

Duke folur për propozimin që duhet të votohet në Kuvend, Kovaçevski tha se ndërhyrjet e propozuara në Kushtetutë i referohen vetëm shtimit të kombeve në Preambulë, si dhe në nenet 49 dhe 78.

Kovaçevski shpjegoi se në pjesën ku është “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, shqiptar, turk, vllehë, serbë, romë, boshnjakë”, do të shtohen edhe “populli bullgar, kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptian”.

Duke informuar edhe rreth procesit të skriningut që po zhvillohet në Komisionin Evropian, ai potencoi se kjo “rrjedh në gjuhën maqedonase dhe me shumë sukses”.

“Ne duhet të vazhdojmë edhe më tej, t’i hapim dhe mbyllim kapitujt, një nga një. Ky proces është më së paku administrative, ky proces është thelbësor sepse duhet të na ndryshojë, të na transformojë, të na bëjë më të suksesshëm. Ky është vendimi ynë, nevoja jonë dhe për këtë vendosim në Shkup, jo në Bruksel, aq më pak në Sofje”, theksoi Kovaçevski, duke deklaruar se kërkesa të reja nuk do të ketë, si dhe çështjet dypalëshe nuk janë pengesë. /AA/

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

KosovaNewss 18/08/2023 18/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?