Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për Paga në sektorin publik, raporton KosovaNews.
Pas shterjes së debatit dhe miratimit të shumë amendamenteve, Kuvendi me shumicë të votave ka miratuar Ligjin e Pagave për sektorin publik.
Kanë qenë 85 deputetë të pranishëm në seancë gjatë hedhjes në votim, por opozita nuk mori pjesë në votim.
Nga deputetët e pranishëm në votim morën pjesë 64 deputetë, prej të cilëve 63 kanë votuar për, ndërsa 1 ka votuar kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.
Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit.
Foto nga votimi i Ligjit për Paga në sektorin publik:


