KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja thotë se tri gjykata ia cenuan të drejtat e garantuara ish-ambasadorit Kastrati
Politikë

Kushtetuesja thotë se tri gjykata ia cenuan të drejtat e garantuara ish-ambasadorit Kastrati

Kosova News
Kosova News 16:45 -13/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shqyrtuar kërkesën e Avni Kastratit lidhur me lirimin nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, përmes së cilës ka kërkuar të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 22 shtatorit 2021.

Kastrati bashkë me 11 ambasadorë të tjerë ishin liruar nga detyra nëpërmjet një dekreti të presidentes së Kosovës. Kundër dekretit të presidentes, Kastrati kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kjo e fundit e kishte hedhur poshtë padinë si të palejuar, ndër tjerash, me arsyetimin se sipas dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative, një dekret i presidentes nuk mund të jetë objekt vlerësimi në procedurën e konfliktit administrativ, por i njëjti mund t’i nënshtrohet vetëm procedurës së vlerësimit të kushtetutshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Themelore ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme.

Kastrati ka pretenduar se duke mos vlerësuar ligjshmërinë e dekretit të kontestuar, gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuar me nenet: “7 [Vlerat], 65 [Kompetencat e Kuvendit], 84 [Kompetencat e Presidentit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës”, ka njoftuar gjykata.

Kjo sepse, mes tjerash, Kastratit i ishte mohuar e drejta për të përdorur mjetet juridike efektive në gjykatat e rregullta për të mbrojtur të drejtat e tij subjektive.

Gjykata ka thënë se hedhja poshtë e padisë së Kastratit ka cenuar të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë.

“Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se hedhja poshtë e padisë së parashtruesit të kërkesës si e palejuar, i kishte pamundësuar atij të drejtën për ‘qasje në drejtësi’ në cenim të të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Gjykata konkludoi se, Aktgjykimi i Gjykatës Supreme i 22 shtatorit 2021, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit i 13 korrikut 2021, dhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i 1 qershorit 2021, nuk janë në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë dekretin e Presidentes

Gjithashtu lexoni:

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Prishtinë, e lidhin me kabllo, nën kërcënimin e armës ia vjedhin 150 euro

Kosova News 13/01/2023 13/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale
19:22 -06/06/2025
Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit
19:19 -06/06/2025
Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?