KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja, Kuvendit: Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të hyjë në fuqi deri në vendimin tonë
Politikë

Kushtetuesja, Kuvendit: Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të hyjë në fuqi deri në vendimin tonë

Kosova News
Kosova News 10:57 -14/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të dekretohet dhe as të hyjë në fuqi si dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të Kushtetueses.

Në një njoftim të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani dërguar Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, thuhet se Ligji për Zyrtarët Publik i kontestuar nga njëmbëdhjetë deputetët nuk mund të hyjë në fuqi deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë njoftim Gjykata Kushtetuese e ka bazuar në 42.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ku përkufizohet se një ligj që kontestohet nga dhjetë e më shumë deputetë nuk mund të hyjë në fuqi derisa të nxirret vendimi përfundimtar i Gjykatës.

Gjykata ka kërkuar nga kryetari i Parlamentit që para se të marrë çfarëdo veprimi për Ligjin për Zyrtarët Publikë të merret parasysh Neni 42.2 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo dispozitë kushtetuese nënkupton që ligji që kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga dhjetë ose më shumë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk mund të dekretohet, të hyjë në fuqi ose të prodhojë efekte ligjore deri në vendimin final të Gjykatës lidhur me çështjen e ngritur pranë saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtuese dërguar Kryetarit të Kuvendit me kërkesë që i njëjti njoftim t’iu shpërndahet gjithë deputetëve.

Në njoftim thuhet se deputetët mund të dërgojnë komentet e tyre për Ligjin për Zyrtarët Publikë deri më 23 janar 2023.

Më 30 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës e kishte ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pas PDK, në të njëjtën ditë, edhe LDK kishte dërguar të njëjtin Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas PDK-së e LDK-së hyrja e Ligjit për Zyrtarët Publikë në fuqi do ta politizonte administratën publike dhe do të degradonte shërbyesit civilë pasi me ligj parashihet që pozitat e larta të shkojnë në konkurs çdo katër vjet.

“Ne mendojmë që ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese jo vetëm ta pezullojë por edhe ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publik. Me këtë ligj po legjitimohet politizimi i administratës publike dhe po nënshtrohen dhe degradohen shërbyesit civilë. Gjithashtu e kemi parë që në ligj përmendet fraza përshtatshmëri që asnjëherë nuk është definuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Është shkelur edjhe marrëveshja për MSA-në”, kishte thënë deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.

Edhe Arben Gashi nga LDK kishte deklaruar se presin që Ligji të shpallet antikushtetues.

“Vlerësojmë se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës që është Marrëveshja për Stabilizim Asocimin dhe po ashtu është në kundërshtim me ligjet e tjera. Prandaj, vlerësojmë se edhe në përmbajtje edhe në frymë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës po ashtu është edhe në shkelje të procedurave dhe rregullave të Kuvendit të Kosovës. Prandaj ne vlerësojmë që ky ligj, vendimi për këtë ligj që do të merret nga Gjykata Kushtetuese do të jetë që ligji është antikushtetues”, kishte deklaruar Gashi/Betimi për Drejtësi/

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 14/01/2023 14/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?