KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja e kthen në rigjykim rastin e të dënuarës me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit në Francë
Siguri

Kushtetuesja e kthen në rigjykim rastin e të dënuarës me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit në Francë

Kosova News
Kosova News 15:12 -01/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ta kthejë në rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lëndën e Suzana Zogiani-Sekiraqës e cila ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të martën, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Gjykata, me shumicë votash, vendosi që (i) kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në merita; dhe (ii) konstatoi se Aktgjykimi [Pml.nr.310/2020] i 28 prillit 2021 i Gjykatës Supreme, në ndërlidhje me Aktgjykimin [PAKR. Nr. 133/2020] të 3 korrikut 2020 të Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [PAKR.nr.37/19] të 24 janarit 2020 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 dhe 4 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe pikën d) të paragrafit 3 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka konstatuar se aktgjykimet e gjykatave të rregullta janë nxjerrë në kundërshtim me parimet kushtetuese të barazisë së armëve dhe rrjedhimisht me garancitë procedurale për të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshme dhe të drejtën për një proces të rregullt.

“Gjykata konstatoi se, Aktgjykimet përkatëse të gjykatave të rregullta janë nxjerrë në shkelje të parimit kushtetues të barazisë së armëve dhe rrjedhimisht, në kundërshtim me garancitë procedurale të mishëruara në paragrafin 1 dhe 4 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me pikën d) të paragrafit 3 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për pasojë, Gjykata shpalli të pavlefshme të njëjtat dhe ktheu çështjen përkatëse penale në rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimin e plotë të Kushtetueses mund ta gjeni KËTU.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 17 dhjetor 2019, Suzana Zogiani-Sekiraqën e kishte shpallur fajtore për vrasje të rëndë dhe të njëjtën e kishte dënuar me 25 vjet burgim.

Ajo akuzohej se më 21 nëntor 2018, në banesën e saj në Dole të Francës, kishte vrarë në mënyrë mizore bashkëshortin e saj, raporton Betimi për Drejtësi.

E pakënaqur me aktgjykimin e Themelores, mbrojtësi i të akuzuarës, avokati Sevdali Zejnullahu kishte ushtuar ankesë në Apel, me të cilën kishte kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim.

Mirëpo, ankesën e mbrojtjes e kishte refuzuar Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2020, e cila gjykatë e kishte lënë në fuqi dënimin e shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë.

Kundër aktgjykimeve të lartcekura, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka ushtruar mbrojtësja e të dënuarës, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljes së ligjit penal.

Mbrojtja kishte propozuar që kërkesa të aprovohet dhe aktgjykimet e kundërshtuara të ndryshohen ashtu që e dënuara të lirohet nga përgjegjësia penale apo vepra penale të ricilësohet si vepër penale e kryer në gjendje të afektit mendor, apo të anulohet dhe çështja ti kthehet gjykatës së parë në rigjykim.

Ndaj kërkesës për mbrojte të ligjshmërisë është përgjigjur Prokurori i Shtetit, ku është kërkuar që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes.

Duke i vlerësuar pretendimet e mbrojtjes, edhe Gjykata Supreme kishte ardhur në përfundim se ato janë ta pabazuara.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 8 shkurt 2019, Zogiani-Sekiraqa, akuzohej se më 21 nëntor 2018, rreth orës 08:30, në banesën e saj në Dole të Francës ku ishin duke jetuar se bashku me bashkëshortin e saj A.S, tani të ndjerin, ajo me dashje e ka privuar atë nga jeta në mënyrë mizore.

Prokuroria pretendonte se Zogiani këtë veprim e kishte kryer duke e goditur me mjet të mprehtë – sëpatë të paktën 11 herë në pjesë të ndryshe të qafës. 

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 01/08/2023 01/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?