KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush tjetër duhet të shkarkohet për rastin e 35-vjeçares në QKUK?
Siguri

Kush tjetër duhet të shkarkohet për rastin e 35-vjeçares në QKUK?

Kosova News
Kosova News 21:37 -04/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Derisa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zotuar para familjes së Hamide Magashit se s’do të lërë gurë pa lëvizur për zbardhjen e vrasjes së saj, institucionet e tjera nuk janë përgjigjur për këtë.

IPK-ja nuk ka treguar nëse ka zyrtarë policor të tjerë të përfshirë, e as prokuroria nuk ka treguar nëse ka nisur hetimet për këtë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka treguar nëse ka nisur hetimet ndaj 4 zyrtarëve policorë të suspenduar një ditë më parë, të implikuar në rastin e vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë, në oborrin e QKUK.

Nga prokuroria, nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje. Njëjtë vepruan edhe për dilemën nëse kanë pranuar ndonjë raport nga Inspektorati Policor i Kosovës, për të gjeturat që çuan në suspendimin e zyrtarëve policorë të stacionit në Lipjan.

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, një rreshter dhe dy hetues policorë sipas IPK-së, po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit, që ka të bëjë me urdhër mbrojtjen e Hamide Magashit, e vrarë nga ish-burri i saj.

Në mesin e policëve të suspenduar është edhe vëllai i kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

Përgjigje nuk kanë kthyer as nga IPK-ja, nëse ka zyrtarë policor të tjerë që janë duke u hetuar, për këtë rast.

Avokati Florim Shefqeti, thotë se institucionet duhet të japin detaje të mëtutjeshme sa i përket këtij rasti, për shkak se sipas tij ende ka gjëra që nuk janë sqaruar plotësisht.

“Secili person duhet të përballet me përgjegjësinë e tij, por në rastin konkret paraprake është fakti nëse policia kishte detyrim ta mbikëqyrte personin përmes vendimit të Gjykatës, duke qenë se përmes mbikëqyrjes elektronike nuk ka mekanizma zbatues”, ka thënë avokati Florim Shefqeti, RTV Dukagjini.

Shefqeti tutje shton se në sistemin e drejtësisë, duhet të nisë së zbatuari masa e mbikëqyrjes elektronike, sidomos në rastet e dhunës në familje.

“Ajo që është e fundit edhe ne disa herë në praktike kemi kërkuar nga Gjykatat, por nuk është aplikuar e që është rekomandim për MD, është për Akademinë e Drejtësisë, për Gjykatat e Prokurorinë, për avokatë që të kërkohet dhe shqiptohet kjo masë e mbikëqyrjes elektronike sepse edhe kursen buxhetin dhe është jashtëzakonisht efikase, sidomos në rastet e dhunës në familje”, shtoi ai.

Gjatë së dielës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar në vizitë tek familja e 35 vjeçares, nga ku tha se do të punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Hamide Magashi, një ditë para se të lindte, u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili vrau edhe veten

Gjithashtu lexoni:

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Kosova News 04/12/2022 04/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara
18:41 -07/06/2026
Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!
18:14 -07/06/2026
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin
18:11 -07/06/2026
Pula: Për shqyerje të fletëvotimit parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg
18:09 -07/06/2026
KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit
18:00 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?