Ndonëse Albin Kurti ka arritur të thyejë rekordin si personi më i votuar ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, ky rritje masive e votave për subjektin nuk ka arritur t’i “marrë me vete” të gjithë kandidatët e listës.
Përderisa figurat kryesore kanë shënuar shifra marramendëse, në fundin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje renditen kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të ulët nga elektorati. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, dhjetë kandidatët që mbyllin listën nga fundi janë:
- Adelina Veliji [93] – 4,010 vota
- Kaltrina Gruda [67] – 6,621 vota
- Rea Krasniqi [101] – 7,076 vota
- Shefqet Gjocaj [75] – 7,281 vota
- Hamdi Bytyçi [108] – 7,358 vota
- Diana Qarkaxhija [79] – 7,701 vota
- Selman Sokolaj [109] – 7,712 vota
- Burim Mehmeti [80] – 8,085 vota
- Majlinda Nushi Limani [89] – 8,314 vota
- Gazmend Krasniqi [87] – 9,144 vota
Nga këto shifra shihet se diferenca mes bartësit të listës dhe kandidatëve në fund të saj është tejet e madhe.
Kandidatja me më së paku vota në këtë listë, Adelina Veliji, ka mbetur në kuotën e 4,010 votave, duke dëshmuar se gara e brendshme brenda partisë fituese ka qenë e papërballueshme për disa nga emrat e propozuar.


