KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush është Dragana Antonijeviq, dhe pse kërkohet dëshmia e saj në rastin “Banjska”
Siguri

Kush është Dragana Antonijeviq, dhe pse kërkohet dëshmia e saj në rastin “Banjska”

Kosova News
Kosova News 10:51 -16/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarit Dushan Maksimoviq për dëgjimin e dëshmitares Dragana Antonijeviq ka nxitur debat në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Banjska”.

Avokatja mbrojtëse, Jovana Filipoviq ka kërkuar që Antonijeviq të dëshmojë personalisht para gjykatës, duke theksuar se ajo nuk është dëgjuar gjatë shqyrtimit gjyqësor, por vetëm është lexuar deklarata e saj. “Ajo nuk është dëgjuar në shqyrtimin gjyqësor, është lexuar vetëm deklarata e saj”, ka deklaruar mbrojtja.

Në anën tjetër, avokati i familjes së policit të vrarë Afrim Bunjaku, Arianit Koci, ka theksuar se ekziston një vendim gjyqësor që garanton të drejtat e mbrojtjes së të akuzuarve, por ka paralajmëruar se çështja është tashmë e rregulluar me vendim.

“Ka një vendim gjyqësor që garanton kushtet për mbrojtjen e të akuzuarve, përndryshe kemi vendim për këtë çështje”, u shpreh ai.

Prokurori Special, Naim Abazi, ka kundërshtuar kërkesën për sjelljen e dëshmitares në gjykatë, duke sqaruar se Dragana Antonijeviq ka dhënë deklaratën e saj më 16 maj 2024 dhe se trupi gjykues i mëparshëm ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta kontaktuar, pa sukses. Sipas tij, ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve të gjykatës dhe rezulton se është larguar nga Kosova, duke jetuar aktualisht në Serbi. Abazi ka bërë të ditur se Antonijeviq ka dëshmuar lidhur me ngjarjet e ditës kritike të 24 shtatorit 2023, kur ishte e punësuar në hotelin “Rajnska Banjska”.

Deklarata e saj është lexuar në gjykatë dhe procesi ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.
“Nuk e shoh të arsyeshme që kjo dëshmitare të sillet në gjykatë, pasi deri më tani nuk kemi asnjë njoftim se ajo është kthyer në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë prokurori.

Megjithatë, krytari i trupit gjykues, Ngadhnim Arrni ka bërë të ditur se, ndonëse janë lexuar të gjitha deklaratat për këtë çështje dhe pavarësisht se nuk është arritur të sigurohet prezenca e saj, në interes të mbrojtjes do të bëhet edhe një përpjekje tjetër për ta kontaktuar dëshmitaren.

Tutje, avokatja mbrojtëse e Maksimoviq, ka kërkuar të dëgjohen edhe 10 dëshmitar të ri lidhur me rastin. Nga ana tjetër prokuroria ka refuzuar kërkesen e saj.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Kosova News 16/01/2026 16/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”
17:42 -23/07/2026
Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?