Shefja e Grupit e Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se shumë projektligje të rëndësishme do të shqyrtohen dhe votohen në këto seanca.
Kusari-Lila, tha se tërheqja e Trustit nuk duhet lejuar, pasi është e dëmshme.
“Për ne s’ka dilemë tërheqja e Trustit. Kjo nuk ka të bëjë më inate politike, apo me kokëfortësi. Është kërkesë shumë e dëmshme, shkatërron një sistem pensional dhe mund të shkaktojë mbylljen e Trustit pensional. Qëndrimi ynë për tërheqjen është kundër, pasi nuk do të bëjë zgjidhje. Në këtë situatë, e shkatërron një sistem pensional. Brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë zë që e ka kërkuar mbështetjen e kësaj iniciative”, tha ajo.
Për çështjen e veteranëve, Kusari-Lila tha se është kategori që kërkon trajtim ndryshe.