KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kusari-Lila: Veteranët nuk janë përjashtuar nga Ligji për pagën minimale
Politikë

​Kusari-Lila: Veteranët nuk janë përjashtuar nga Ligji për pagën minimale

Kosova News
Kosova News 17:06 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë akuzat e partive opozitare për largimin e veteranëve të luftës nga paga minimale, e cila është votuar në shqyrtim të parë sot.

Në një konferencë për medie, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se veteranët nuk janë larguar nga ligji i pagës minimale meqë deri në fund të vitit Qeveria do ta bëjë trajtimin e skemës së pensioneve.

Kusari-Lila i ka ftuar veteranët të dialogojnë, ndërsa në anën tjetër ka akuzuar PDK-në për ndërhyrje, pasi sipas saj, partia më e madhe opozitare ka thirrur Listën Serbe për të votuar në Kuvend.

“Veteranët nuk janë përjashtuar nga ligji për pagën minimale. Ligji është miratuar për pagën minimale të sektorit privat. Ndarja e pensionit të veteranit është bërë në vitin 2016 nga qeveritë paraprake dhe ligjshmëria në pagën minimale është ndarë në atë kohë. Kësaj radhe në trajtim ashtu siç e dini nga Qeveria e Kosovës edhe në dialogun e Këshillit ekonomiko-social është diskutuar vetëm për sektorin privat. E dyta ky, si proces është instrumentalizuar nga ata e ndanë ose nga ata që nuk ishin të interesuar ta bëjnë asnjë zgjidhje qoftë për pensionin e veteranit, qoftë për pagën minimale për gjitha këto vite. Sot është votuar dhe në votim kanë marrë pjesë 74 deputetë, 68 vota kanë qenë për, ndërsa 8 ishin abstenime nga grupi multi-etnik në këtë rrethanë si pozitë GP i Lëvizjes Vetëvendosje ka diskutuar vetëm me grupin multi-etnik fatkeqësisht në mungesë të PDK-së ata e dërguan Listën Serbe që t’i japin këtë konotacion, pastaj u përcjell nga Shoqata e Veteranëve në reagimin e tyre” ka thënë Kusari Lila.

Kusari-Lila ka deklaruar se nuk kanë kërkuar votë nga Lista Serbe, sipas saj kjo e fundit është rreshtuar nga partitë opozitare. Ajo ka theksuar se edhe pa Listën Serbe do të ishin votat për miratimin e këtij ligji.

“Si pozitë sot nuk kemi kërkuar votë nga Lista Serbe. Ka muaj tashmë që ata janë rreshtuar në krahë të opozitës. Atë e deklarojnë edhe me votime përderisa qëndruan sot për t’i dhënë hije të keqe një procesi në mënyrë që t’i jepet argumenti për partinë që nuk kishte guximin të jetë prezentë në sallë… Ajo çfarë mund të them është që edhe pa Listën Serbe do të ishte rezultati i njëjtë… Ftoj Shoqatat e Veteranëve të UÇK-së të ulemi e të dialogojmë siç kemi kërkuar dhe ashtu siç i takon demokracisë së mirëfilltë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kuvendi i Kosovës me 68 vota pro e ka miratuar Projektligjin për pagën minimale 250 euro neto./kp/

Gjithashtu lexoni:

BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

Osmani uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun, nga populli më pro-amerikan në botë!

Mbyllen disa parkingje ilegale në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

TAGGED: Kusari, Paga minimale, Veteranët
Kosova News 14/06/2022 14/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
11:16 -04/07/2025
Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë
11:06 -04/07/2025
BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës
10:49 -04/07/2025
Diplomoi gjenerata 2025 e kadetëve të FSK-së, 18 ushtarë të rinj
10:36 -04/07/2025
Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike
10:08 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?