Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është takuar me ambasadorin e Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.
Ajo thotë se Kanada ka qenë dhe mbetet mbështetëse e madhe e vendit dhe demokracisë tonë.
“Diskutim i shkëlqyeshëm dhe shkëmbim mendimesh për tema dhe fusha të shumta të bashkëpunimit ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës me Ambasadorin e akredituar në Kosovë, z. Alan Bowman. Kanada ka qenë dhe mbetet mbështetëse e madhe e vendit dhe demokracisë tonë, ndërsa ne kemi shumë për të mësuar nga përvoja dhe politikat e progresive të Kanadasë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në “Facebook”.