KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Sfidat në procesin e dialogun ishin të vështira, shpresoj që nëse bëhemi bashkë nuk përsërisim gabimet e të kaluarës
Politikë

Kusari-Lila: Sfidat në procesin e dialogun ishin të vështira, shpresoj që nëse bëhemi bashkë nuk përsërisim gabimet e të kaluarës

Kosova News
Kosova News 13:59 -03/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës po debaton lidhur me zhvillimet e fundit në dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për të arriturat e Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë.

Kusari-Lila tha se nga fillimi i qeverisjes së tyre kishin synim që t’i mbanin raportet e barabarta mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sfidat e dy viteve të fundit që e përcollën procesin e dialogut ishin të vështira dhe treguan një realitet tjetër”, tha ajo.

Ajo shtoi se viti 2022 ishte viti kur u vendos një standard i ri i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së veprimeve dhe vendimeve të republikës së Kosovës në raport me vendimet dhe veprimet e sjelljes së Serbisë.

“Në Bruksel me 26 tetor, sikur çdoherë në këto dy vitet e fundit, prapë u mbrojt dhe u fol vetëm në emër të interesit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Më 26 tetor, ashtu sikurse edhe me 27 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, Serbia nuk nënshkroi marrëveshje me Kosovën”.

Sipas saj, kjo tregon se synimi i qartë i Serbisë për moszgjidhjen e kësaj situate e në veçanti kur tani atje u shpallën edhe zgjedhjet parlamentare, për të cilat siç tha ajo një gjë është e sigurt, se nuk do të mbahen në Kosovë.

“Mirëpresim debatin e sotëm me konstruktivitet, dhe shpresoj që nëse bëhemi bashkë dhe nuk përsërisim gabimet të të kaluarës, natyrisht se e ardhmja jonë për integrim në Bashkim Evropian dhe NATO është e sigurt”, tha Kusari-Lila.

“Nuk është Zajednica”, kryeministri Kurti pyet PDK dhe LDK pse Vuçiqi nënshkruajti me juve e jo me mua! (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?