KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore garanton mbrojtje më të madhe për konsumatorët
Politikë

Kusari-Lila: Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore garanton mbrojtje më të madhe për konsumatorët

Kosova News
Kosova News 14:02 -08/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka prezantuar projekligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg në Komisionin për ekonomi.

Kusari- Lila prezantoi qëllimin e këtij projektligji, duke thënë se gjatë hartimit të tij janë marrë ne konsideratë edhe rekomandimet e dhëna në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me ligjin paraprak.

“Siç e dini dhe siç tashmë e kemi prezantuar dhe miratuar edhe në qeveri, ministria që drejtoj, në frymën e detyrave dhe obligimeve të cilat i ka si mandat për propozimin e projektligjeve, politikave të ndryshme, ato të kategorisë biznes, por gjithashtu edhe fokusin e veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, ka propozuar projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Lidhur me këtë, po e paraqes para jush që të jepni rëndësinë në miratimin e këtij projektligji.

Ky projektligj ka për qëllim të përcaktojë saktë kornizën ligjore për vendosjen e masave të përkohshme proporcionale për produktet themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me synimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe interesit publik, si dhe vendosjen e një mekanizmi të ri, të pavarur institucional dhe procedural për menaxhimin e situatave që vijnë si rezultat i luhatjeve të theksuara të çmimeve në treg.

- Reklamë -

Gjatë hartimit të këtij projektligji, janë marrë në konsideratë rekomandimet e dhëna në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me ligjin paraprak, i cili ishte konsideruar në papajtueshmëri me disa nene të Kushtetutës, konkretisht me nenin 7, nenin 10, nenin 119 të Kushtetutës së Republikës. Andaj, ky projektligj merr në konsideratë këto rekomandime dhe përcakton dy lloje të masave të përkohshme Caktimin e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë dhe Caktimin e çmimit maksimal të lejuar nga operatorët ekonomikë”, tha Kusari Lila.

Gjithashtu ajo tha se për këto masa do të themelohet një bord i pavarur për masat e përkohshme për kufizim të çmimeve.

“Kjo për faktin se një numër i masave të tjera në ligjin paraprak janë masa që bien drejtpërdrejt në kompetencë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes ligjeve ekzistuese, më konkretisht përmes ligjit për tregtinë e brendshme. Ndërsa sa i përket vendimmarrjes, për këto masa parashihet themelimi i një bordi të pavarur për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve, i cili do të emërohet nga Kuvendi i Republikës dhe do t’i raportojë atij, më konkretisht këtij komisioni. Në projektligj janë përcaktuar edhe kushtet për emërimin e anëtarëve të bordit, kompetencat si dhe procesi i vendimmarrjes. Projektligji lidhet ngushtë me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës duke kontribuar në mbrojtjen e konsumatorit. Gjithashtu, hartimi i projektligjit është i paraparë edhe me agjendën legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës vitin 2026-2028, i cili është miratuar edhe në mbledhjen e dytë të qeverisë. Projektligji është udhëhequr nga departamenti i tregtisë, është hartuar në bashkëpunim me grupin punues i cili në përbërje ka pasur përfaqësues të institucioneve publike që kanë lidhje me zbatimin e ligjit. Po ashtu, gjatë procesit të hartimit, kemi mbajtur edhe tryeza konsultative me përfaqësues nga odat ekonomike, shoqatat përkatëse që përfaqësojnë operatorët ekonomikë të lidhur me produktet themelore dhe të cilat janë subjekt i këtij projektligji”, tha Kusari-Lila.

Gjithashtu lexoni:

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Kosova News 08/04/2026 08/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?