KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
Politikë

Kusari-Lila: Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

Kosova News
Kosova News 17:32 -01/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja nga radhët e koalicionit Vetëvendosje dhe Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar në lidhje me bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se vendi nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve partiake dhe inateve politike.

Në një postim të gjatë në Facebook, Kusari-Lila kujtoi dinamikën e zhvillimeve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, në të cilat koalicioni LVV-Guxo-Alternativa fitoi 48 ulëse, ndërsa partitë tjera opozitare dolën me numra më të ulët. Ajo theksoi se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme nga koalicioni fitues për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet, opozita ka penguar vazhdimisht procesin.

“Pas gjashtë votimeve të pasuksesshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, u propozua që votimi të bëhet i fshehtë, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Megjithatë, opozita ka bojkotuar themelimin e komisionit për votimin e fshehtë tashmë 16 herë”, shkruan Kusari-Lila.

Ajo akuzon partitë opozitare për bllokim të procesit dhe refuzim të qartë për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke rikujtuar se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë refuzuar nga LDK edhe më 1 maj, edhe më 5 maj.

Sipas Kusari-Lilës, çështja tani nuk qëndron te kandidatura e Albulena Haxhiut, por te mungesa e kuorumit për votimin e fshehtë që opozita po e pamundëson për herë të 17-të, gjë që sipas saj bie ndesh me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qytetarët kanë votuar dhe presin që institucionet të funksionojnë dhe të marrin vendime fuqiplota, jo të zvarriten për shkak të inateve politike dhe mospjesëmarrjes në votime në Kuvend”, përfundon ajo, duke u bërë thirrje opozitës të reflektojë dhe të lejojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re./

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Kosova News 01/06/2025 01/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
79%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?