Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari–Lila, pas fjalimit të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk pajtohet me të.
“E falënderojmë PDK-në për propozimin dhe vënjen në spikamë të një raporti kredibil të një raporti amerikan, të gjeturat e këtij raporti kanë qenë gjithmonë të rëndësishmë duke e ditur edhe hapësirën për diskutim,” tha Kusari Lila.
Ato që përmendi Tahiri, Kusari Lila nuk u pajtua pasi sipas saj ato që përmendi ai ishin vetëm ato elemente çështje të qeverisë.
“Nga pozicioni opozitar nuk mund ta bënte ndryshe.”
Sipas saj në raportin e DASH-it ka edhe më shume gjetje me vlerë sesa vetëm elementi që përmendi Tahiri.
“Raporti ka shumë gjetje interesante që ja vlenë dhe të bëhen krahasime dhe aty mund të vrehet progresi ose dështimi jo mbi vënien e fokusit të një paragrafi apo deklraate.”
Duke e ditur peshën e këtij raporti Kusari-Lila tha se kërkojnë që të vendoset një seancë e veçantë.