KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Hapni shkollat, mos i futni fëmijët në gërshërët e betejave politike e institucionale
Arsim

Kusari-Lila: Hapni shkollat, mos i futni fëmijët në gërshërët e betejave politike e institucionale

Kosova News
Kosova News 22:40 -04/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje që të hapen shkollat dhe të fillojë mësimi.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se ka disa vite që 1 shtatori fillon me ankthin e grevave, duke shtuar se po mohohet e drejta elementare për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

“Për gjeneratat që kanë përjetuar shkollat/shtëpi e përpjekjet e jashtëzakonshme të mësimdhënësve vetëm e vetëm të mos ndërpritet procesi mësimor, arsyetimi se “50€ nuk janë sa kemi kërkuar, kërkojmë 100€ deri në miratimin e ligjit të pagave”, nuk është arsyetim i qëndrueshëm krahasuar me dëmin që po i bëhet fëmijëve dhe gjithë procesit mësimor.

Andaj, apeloj tek drejtuesit e shkollave, mēsimdhënësit dhe gjithë personeli arsimor, filloni procesin mësimor nesër, mos e ndalni atë që ju garanton Kushtetuta e Ligji fëmijëve tonë. Mos i futni fëmijët në gërshërët e betejave politike e institucionale, kemi më shumē nevojë për dritë e dije se për bllokadë e stagnim”, ka shkruar Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Hapni shkollat, le të fillojë mësimi nesër

Agonia e cila po vazhdon për nxënësit lidhur me (mos) fillimin e mësimit, duhet të mbarojë nesër në gjithë Kosovën, pa dallim kush e udhëheq cilën komunë, apo cila parti udhëheq me cilën drejtori komunale të arsimit.

Të mbash fëmijët jashtë bankave të shkollës dhe jashtë objekteve shkollore, jo vetëm se është e padrejtë, por është e kundërta e vetë misionit të mësimdhënëses/it.

Për gjeneratat që kanë përjetuar shkollat/shtëpi e përpjekjet e jashtëzakonshme të mësimdhënësve vetëm e vetëm të mos ndërpritet procesi mësimor, arsyetimi se “50€ nuk janë sa kemi kërkuar, kërkojmë 100 € deri në miratimin e ligjit të pagave”, nuk është arsyetim i qëndrueshëm krahasuar me dëmin që po i bëhet fëmijëve dhe gjithë procesit mësimor.

Ka disa vite radhazi që 1 Shtatori fillon me të njejtin ankth: a do të ketë apo jo mësim se mund të kemi grevë.

Tash kur ka filluar procesi i diskutimit publik të Projektligjit për Pagat, kur dihet që brenda këtij viti shkollor pagat e mësimdhënësve do të jenë ato meritoret dhe të cilat pas tetë viteve do të reflektojnë ndryshimin e merituar, mohimi i të drejtës elementare për mësimnxënie dhe mësimdhënie, është destruktiv dhe me pasoja të rënda për nxënësit në mbarë Kosovën.

Andaj, apeloj tek drejtuesit e shkollave, mēsimdhënësit dhe gjithë personeli arsimor, filloni procesin mësimor nesër, mos e ndalni atë që ju garanton Kushtetuta e Ligji fëmijëve tonë. Mos i futni fëmijët në gërshërët e betejave politike e institucionale, kemi më shumē nevojë për dritë e dije se për bllokadë e stagnim!

Mësimi duhet të fillojë nesër, nxënësit duhet të ulen në bankat e shkollës aty ku e kanë vendin, jo në rrugë e jo në shtëpi me dëshpërim që ende nuk u gjet zgjidhje për ta!

Gjithashtu lexoni:

Kurti për aksionin në veri: Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr!

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

Pacolli: Plani Hapësinor i Kosovës do të ndërtohet mbi të dhëna, ekspertizë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e vendit

Kusari-Lila: Skemat e subvencioneve do të rishikohen për të nxitur investimet dhe punësimin

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?