KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Është absurde që partitë me më pak mbështetje të kenë kërkesa të barabarta me partinë fituese
Politikë

Kusari-Lila: Është absurde që partitë me më pak mbështetje të kenë kërkesa të barabarta me partinë fituese

Kosova News
Kosova News 13:24 -23/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik.

Ajo tha se Kosova tashmë ka dëshmuar standard të lartë institucional dhe politik në organizimin e zgjedhjeve, ndërsa foli edhe për pritjet rreth formimit të institucioneve të reja.

Kusari-Lila tha se procesi zgjedhor është zhvilluar pa kontestime dhe me maturi nga të gjithë akterët politikë dhe institucionalë.

“Së pari, vërej që kemi një proces të mbarë zgjedhor. Fatmirësisht, Kosova tashmë prej gati një dekade shquhet për maturi dhe seriozitet të të gjithë akterëve: qytetarëve, institucioneve dhe partive politike gjatë procesit zgjedhor. Domethënë, asnjëherë deri më tani, pas kryerjes së procesit zgjedhor, nuk ka pasur kontestim të rezultatit. Kjo tregon kredibilitetin e lartë të vendit tonë në raport me mekanizmin kryesor të demokracisë: mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme (fer)”, tha ajo.

- Reklamë -

Ajo përmendi edhe situatën me përfaqësuesit e komunitetit serb, për të cilët tha se po përballen me presion dhe ndërhyrje politike.

“Përjashtim bëjnë përfaqësuesit e komunitetit serb, ku po vërehet ushtrimi i presionit, sanksionet dhe dhuna. Këto dukuri asnjëherë nuk u janë ndarë, qoftë nga Serbia apo edhe nga partia politike që përfaqëson më shumë Serbinë sesa serbët e Kosovës këtu në Republikën tonë. Pritshmëritë pas zgjedhjeve – arë do të ndodhë pas procesit zgjedhor? Unë prapë besoj që do të tregohet maturi nga përfaqësuesit politikë konform rezultatit zgjedhor”, u shpreh Kusari-Lila.
Duke folur për procesin e formimit të institucioneve, ministrja tha se partitë politike duhet të respektojnë rezultatin zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve.

“Është paksa absurde për disa parti që, në raport me peshën politike dhe besimin që marrin nga qytetarët, të kenë kërkesa të krahasueshme ose paralele me partinë fituese. Kjo qasje po e sjell këtë ngërç, në të cilin pritjet, kërkesat dhe dëshirat po shkojnë mbi mundësitë apo mbi mandatin që këto parti marrin nga qytetarët. Respektimi i vullnetit qytetar krejt çka duhet për të pasur institucione të formuara pas 7 qershorit, është respektimi i vullnetit të qytetarëve të shprehur më 7 qershor. E njëjta gjë do të duhej të vlente (ose do të qëndronte) sikur të respektohej mirëfilli vullneti i 28 dhjetorit. Unë e kuptoj kërkesën për kompromise politike, por përtej asaj që kanë vendosur qytetarët me votë, është e pakuptimtë të kërkohet të merret pushtet në tavolinën e negociatave”, shtoi ajo

Gjithashtu lexoni:

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Kosova News 23/05/2026 23/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?