KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila e sheh kërkesën e Serbisë për kthim të ushtarëve në Kosovë si “demaskim të Vuçiqit”
Politikë

Kusari-Lila e sheh kërkesën e Serbisë për kthim të ushtarëve në Kosovë si “demaskim të Vuçiqit”

Kosova News
Kosova News 19:57 -17/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ditë pas dorëzimit në KFOR të kërkesës për kthimin në Kosovë të një numri të ushtarëve serbë, ministri i Jashtëm i Serbisë thotë se përgjigje nuk është marrë ende. Ndërkaq, me këtë kërkesë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se Serbia po i shpalos edhe njëherë para ndërkombëtarëve qëllimet e saj ndaj Kosovës

Serbia është ende në pritje të një përgjigje nga KFOR-i rreth kërkesës së dorëzuar për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, ka thënë të shtunën ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Një ditë pas deponimit të kërkesës, ai ka thënë se nuk ka hapësirë që të diskutohet për çështje të tjera në kuadër të dialogut, përderisa ka situatë të tensionuar në veri të Kosovës, thekson koha.

“Nuk mund të bësh dialog serioz për disa çështje të mëdha e të rëndësishme, sepse çdo ditë dhe çdo javë po merresh me depërshkallëzimin dhe tejkalimin e problemeve të ndryshme. Derisa njerëzit janë në barrikada e serbët janë duke u arrestuar, është e vështirë të diskutosh për zgjidhje të përhershme në problemin me Kosovën”, ka thënë Daçiq.

E Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se me kërkesën për kthimin e ushtarëve, Serbia është duke i shpalosur qëllimet e saj. E situatën aktuale në veri të Kosovës, ajo e kualifikon si një lojë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ka pasur vazhdimisht patrullime, deri te edhe paraqitja e ambasadorit rus në kufi me Kosovën. Kjo nuk është se nuk është ditur apo parë, por nuk është thënë publikisht. Tash këto rrethanat e fundit kanë hequr edhe maskën e fundit të Vuçiqit karshi BE-së, ShBA-së për qëllimet dhe pretendimet e tij destruktive në dëm të Kosovës, madje edhe komuniteti serb në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila.

Vendimi që KFOR-it t’i adresohet kërkesë për dërgimin e ushtarëve serbë në Kosovës, është miratuar të enjten nga Qeveria e Serbisë.

Në KFOR, të premten  kanë konfirmuar pranimin e kësaj kërkese dhe se aktualisht po bëhet shqyrtimi i saj.

Gjithashtu lexoni:

Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes

Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dëmshme mjekësore

Mark Rutte: Duhet ta bëjmë NATO-n më të fortë

Kosova News 17/12/2022 17/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO
21:55 -04/06/2025
Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes
21:25 -04/06/2025
Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë
20:48 -04/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dëmshme mjekësore
20:43 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?