Kuvendi i Kosovës, ka filluar punimet me deklarimet jashtë rendit të ditës.
Shefja e Grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për zhvillimet ë fundit në veri të vendit.
“Në katër komunat në veri të fundit, institucionet e Kosovës po ballafaqohen me rrethana të reja, të cilat erdhën si rezultat i ndikimit dhe presionit të Serbisë dhe Vuçiqit , në pamundësi të ballafaqimit me realitetin e pashmangshëm për zgjidhjen finale dhe normalizimin e raporteve në mes të dy shteteve. Burra dhe gra të të gjitha etnive po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshëm të projektuar dhe orkestruar nga Serbia po të braktisur punën”, tha ajo.
Sipas saj, atje po mundohen të krijohen rrethana të reja.
“Deputetët serbë me urdhër të Vuçiqit dorëzuan mandatet e tyre. Ata edhe kur ishin këtu nuk përfaqësuan interesat e komunitetit serbë të Kosovës”, tha ajo.
Kusari Lila iu drejtua qytetarëve serb edhe në gjuhën serbe.