Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se emisari special i dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dhe shefi për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, kanë marrë anën e Serbisë në dialog. Kusari – Lila tha se Borrelli e Lajçaku kanë marrë anën e Serbisë duke u pozicionuar në mbrojtje të një propozimi të bërë nga pala serbe në tavolinën e dialogut. “Me aq sa arritëm të kuptojmë në këto momente, kryeministrit i është prezantuar një dokument në gjuhen angleze dhe serbe dhe duket se ajo çfarë është prezantuar ose kërkuar nga Serbia është bërë pozicion i ndërmjetësit, që prezanton që ndërmjetësi nuk është më neutral por rolin e mbështetësit të njërës anë”, tha Kusari – Lila në “Info Magazine”.
Kusari–Lila: Borrelli dhe Lajçaku kanë marrë anën e Serbisë, Kosova në dialog ka hyrë si palë e dëmtuar
Gjithashtu lexoni:
KosovaNewss


