Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar i LVV-së, Albulena Haxhiu, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është paradoksal bllokimi i konstituimit të Kuvendit.
Ajo ka kritikuar edhe iniciativën e ndërmarrë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami për mbledhjen e nënshkrimeve për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Kusari-Lila tha se opozita është duke bërë propagandë, pasi sipas këto veprime nuk kanë as një efekt.
Lexo po ashtu:
“Mbledhja e nënshkrimeve me ngrit çështje me ZRRE s’ka kuptim. Është e qartë kjo punë dhe e paraparë me rregullore. Po ZRRE raporton në Komisionin e Kuvendit. Por ne nuk kemi as kryetar e as nënkryetarë të Kuvendit e lëre më komisione. Të kryhet kjo fillimisht nga ata që po mbledhin nënshkrime. Kemi 48 orë tjera. Të hyjmë në proces që e zhbllokon këtë bllokadë të pakuptimtë e paradoksale”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo i ka akuzuar deputetët nga partitë opozitare të legjislaturës së kaluar se me mosvotim në seanca konstituive po bëjnë shkelje Kushtetuese.