KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Aleatët e Rusisë po synojnë të shtrembërojnë të vërtetën e Kosovës
Politikë

Kurti: Aleatët e Rusisë po synojnë të shtrembërojnë të vërtetën e Kosovës

Kosova News
Kosova News 20:44 -06/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi të mërkurën siç tha aleatët e Rusisë se po synojnë të shtrembërojnë të vërtetën në Kosovë në një periudhë përpjekjesh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai i bëri këto komente në takimin e nivelit të lartë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur që po mbahet në Estoni, duke vënë theksin tek kërcënimet kibernetike dhe dezinformimi.

“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po shtohen. Gjatë kohës së ndjeshme, kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha kryeministri Kurti.

Autoritetet në Kosovë vazhdimisht kanë akuzuar Serbinë se me mbështetje të Rusisë po synon të destabilizojë Kosovën duke mbështetur siç thonë, grupet kriminale në veri të vendit.

Që nga fundi i muajit maj të këtij viti tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetën të larta pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë. Kjo çoi në dhunë nga e cila mbetën të plagosur 90 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parashikon pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuara të serbëve të Kosovës.

Faktorët ndërkombëtar kanë bërë thirrje për të shmangur çfarëdo veprimesh që mund të përshkallëzojnë situatën në veri.

Më 8 shtator pritet të skadojë afati dy javorë i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut për zbatimin e vendimit për lirimin e një ndërtese komunale nga punonjësit e strukturave serbe.

Në ndërtesën e diskutueshme veprojnë katër institucione që financohen nga qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe i ashtuquajturi Qarku Administrativ i Mitrovicës.

Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës tha të mërkurën se nuk do të lirojë ndërtesën komunale që menaxhohet nga strukturat e Serbisë në Mitrovicën e Veriut dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel. Ata i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që të bëjë siç thanë “të parandalojë regjimin e Prishtinës që të përshkallëzojë situatën dhe të shkaktojë tensione shtesë që mund të kenë pasoja të paparashikueshme në terren”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës të bashkërendohet për të gjitha veprimet që lidhen me komunat veriore, duke theksuar se vendimi i autoriteteve në Mitrovicën e Veriut bie ndesh me përpjekjet për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar për 14 shtator një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku do të kërkohen zgjidhje për situatën aktuale ndërmjet të dyja vendeve.

Kurti në Estoni takoi zyrtar të DASH-it, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kosova News 07/09/2023 06/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?