KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti vlerëson Mario Banushin: Një nga dëshmitarët më autentikë të shpirtit shqiptar sot
Kulturë

Kurti vlerëson Mario Banushin: Një nga dëshmitarët më autentikë të shpirtit shqiptar sot

KosovaNewss
KosovaNewss 20:18 -23/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart regjisorin dhe dramaturgun shqiptar Mario Banushi, i cili së fundmi u nderua me Luanin e Argjendtë në Bienalen e Teatrit të Venecias, duke u bërë laureati më i ri në historinë e këtij çmimi prestigjioz.

“Pasi triumfoi në disa nga skenat dhe teatrot më të njohura të botës dhe u shpall zbulimi i vitit në edicionin e fundit të Festivalit të Avinjonit, Mario Banushi u nderua me Luanin e Argjendtë në Bienalen e Teatrit të Venecias”, shkruan Kurti në një postim në Facebook, duke theksuar se Luani i Artë për karrierën iu nda regjisores italiane Emma Dante.

Kurti nënvizon se Banushi, vetëm 27 vjeç dhe pothuajse autodidakt, renditet tashmë përkrah emrave të mëdhenj të artit botëror që kanë marrë këtë çmim, si Fellini, Kurosawa, Liddell, Guadagnino e të tjerë.

Sipas tij, kritika ndërkombëtare e cilëson krijimtarinë e Banushit si thellësisht poetike, ku veprat skenike si “Goodbye, Lindita”, “Taverna Mirësia” dhe “Mami” shquhen për intensitet emocional, saktësi plastike të imazheve dhe një estetikë që ndërthur mitin, ëndrrën dhe kujtesën. “E quajnë një Tarkovski të teatrit bashkëkohor”, thekson Kurti.

- Reklamë -

Duke folur për prejardhjen e artistit, Kurti rikujton se Banushi ka lindur në Athinë dhe është rritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, përvojë që, sipas tij, mishërohet fuqishëm në artin e tij dhe pasqyron realitetin e ndarjes, mërgimit dhe jetës diasporike të shumë shqiptarëve.

“Siç shprehej Hannah Arendt, refugjatët janë shpesh pararoja e popullit të tyre. Me artin e vet intim dhe universal, që ka rezonuar nga Brazili në Tajvan e nga Nju Jorku në Berlin, Mario Banushi është një nga dëshmitarët më autentikë të jetës shpirtërore të shqiptarëve të shekullit XXI”, shkruan Kurti.

Në fund, kryeministri shpreh keqardhjen që veprat e Banushit ende mungojnë në skenat shqiptare dhe uron që sa më shpejt të krijohen kushtet që publiku shqiptar t’i njohë nga afër.

Gjithashtu lexoni:

Bogojevci pret në takim ekipin e filmit ‘’Dua’’ pas suksesit të jashtëzakonshëm në festivalin e Kanës

Java Kulturore e Kosovës në Berlin

Nga 18 deri më 24 maj në Prishtinë – Kurti pret organizatorët e festivalit “Burbuqe Berisha”

Kuvendi nesër mban dy seanca

Kurti i jep përkrahje filmit: Sukses historik, “Dua” përfaqëson Kosovën në Kanë!

KosovaNewss 23/01/2026 23/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?