KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
Arsim

Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë

Kosova News
Kosova News 22:22 -29/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot vizitoi Komunën e Kamenicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Kadri Rahimaj dhe së bashku vizituan çerdhen “Filizat”, për të parë nga afër rezultatet e politikave të komunës për kujdesin ndaj fëmijëve dhe politikat për mbështetje ndaj nënave.

“Komuna e Kamenicës është e para në vend që ofron ushqim të shëndetshëm për fëmijë në çerdhet publike. Menyja e hartuar nga nutricistë, përfshin disa lloje të mishit të peshkut si salmon, levrek, orado, së bashku me fruta dhe perime të freskëta, thjerrëza/drithëra, si dhe lëngje të shtrydhura, duke garantuar ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar për fëmijët. Nën udhëheqjen e kryetarit Kadri Rahimaj, Komuna e Kamenicës gjithashtu ofron sigurim shëndetësor për fëmijët në çerdhe publike, duke mbuluar 100% të kostove për shërbime spitalore dhe 80% për shërbime ambulantive, dhe në shërbime si kujdesi dentar, optik, psikiatrik dhe kujdesi për dëgjim, me mbulim të shërbimeve në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje theksohet se këto masa kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhen publike të Kamenicës, nga 70 dikur në 120 fëmijë të regjistruar aktualisht, me një listë pritjeje prej mbi 40 fëmijësh.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka filluar ndërtimin e dy çerdheve të reja: një në fshatin Koretin që pritet të përfundojë në shtator dhe tjetra në fshatin Roganë, ku punimet kanë nisur këtë vit.  Për më tepër, Komuna e Kamenicës është komuna e parë që ofron pako për çdo fëmijë të porsalindur, në vlerë prej 300 euro me 84 artikuj të ndryshëm, në të cilën përfshihen rroba nga mosha 0 deri në 1 vjeç dhe produkte për kujdesin e nënës. Krahas shtesave të Qeverisë për nënat lehona dhe fëmijët, Komuna e Kamenicës mbështet nënat lehona me nga 200 euro për fëmijën e parë, 250 euro për fëmijën e dytë dhe 300 euro për fëmijën e tretë e tutje”, thuhet tutje në njoftimin e ekzekutivit.

Sipas kryetarit Rahimaj, këto politika janë vlerësuar dhe mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga prindërit e rinj të kësaj komune. Nga ana e tij, sipas njoftimit, kryeministri në detyrë vlerësoi angazhimin e Komunës së Kamenicës për krijimin dhe zbatimin e politikave shembullore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, si dhe për mbështetjen e prindërve, veçanërisht nënave.

Gjithashtu lexoni:

Arsimi dual, Kurti: Profesionalizmi, vula e padiskutueshme e integritetit

Vihet gur themeli i shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, Kurti: Lajm i mirë për arsimin

Sot studentët mund të fitojnë anëtarësim falas në Bibliotekën Kombëtare

Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore 2025

Certifikohet gjenerata e parë e nxënësve të Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në profilin floktari

Kosova News 29/05/2025 29/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
17° _ 16°
66%
4 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon delegacionin e Kongresit amerikan dhe Atlantic Council
18:29 -30/05/2025
Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kryesore për stabilitet afatgjatë
18:16 -30/05/2025
Rama: Shqipëria pozicionohet fuqishëm në hartën globale të inovacionit
18:13 -30/05/2025
“MË TË FORTË SË BASHKU”- qindra ushtarë të FSK-së po stërviten në SHBA, Ambasada Amerikane  e quan moment historik partneritetin ushtarak midis dy vendeve
17:31 -30/05/2025
Ministria e Financave : Pretendimet e Avokatit të Popullit për shtesat e fëmijëve dëmtojnë reputacionin e shtetit
17:02 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?