KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti vendos gurthemelin për fillimin e ndërtimit të QMF-së në lagjen “Arbëria” në Gjilan
Shëndetësi

Kurti vendos gurthemelin për fillimin e ndërtimit të QMF-së në lagjen “Arbëria” në Gjilan

Kosova News
Kosova News 14:26 -10/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në lagjen “Arbëria” në Gjilan është vendosur gurthemeli për fillimin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ndërtimi i kësaj qendre është donacion nga Katari dhe do të ketë hapësirë prej më shumë se 370 metra katror. Gjatë së hënës, kur filluan punimet e QMF-së, u tha se në qendrën ekzistuese po ofrohen rreth 20 mijë shërbime në vit.

Kryeministri Albin Kurti tha se në lagjen “Arbëria”, tash e sa kohë ka pasur nevojë për një QMF për shëndetin publik, për pacientët, për mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë.

“Shpresoj që me shkëlqesinë e tij, Ali bin Hamad Al Marri, do të vijmë sërish këtu që ta inaugurojmë hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare pas ndërtimit. Pra, të vijmë gjithmonë për gëzime e të mos kemi nevojë të vijmë për shërbime këtu. Mirëpo, të gjithë ata të cilët janë të sëmurë apo pacientë do t’i kenë kushtet e duhura, në një hapësirë prej gjithsejtë 373 metrat katror, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve dhe infermierëve tanë. Gjithashtu dua të falënderojë dhe kryetarin e komunës, Alban Hysenin për punën përgatitore që të vijmë deri tek kjo pikë ku do ta vëmë gurthemelin, ta inaugurojmë fillimin e punës drejt ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare për lagjen Arbëria në Gjilan”, ka deklaruar Kurti.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni theksoi se kjo është prej lagjeve më të mëdha të qytetit, ku përveç banorëve të lagjes ka frekuentim edhe nga banorë të fshatrave përreth.

“Janë diku rreth 20 mijë shërbime që ofrohen në vit në qendrën ekzistuese të mjekësisë familjare. Me ç’rast me infrastrukturë të re, mundësi më të mira, e kushte më shumë të favorshme edhe cilësia e shërbimeve do të rritet por edhe numri. Është një prej projekteve të para që e kemi nisur me organizatën, ndërkohë që projekte të reja presim edhe në të ardhmen”, tha Hyseni.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al marri në vendosjen e këtij gurthemeli tregoi se kjo është dhuratë nga populli i Katarit.

“Kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin mik të Kosovës. Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit janë solide dhe shumë të shkëlqyera. Dhe ne bëjmë gjitha përpjekjet të mundshme që këto marrëdhënie t’i zhvillojmë më tej. Jam shumë i lumtur që ky projekt nuk është i vetmi, kemi edhe një projekt tjetër po sot në të cilin do të vendosim gurthemelin. Prandaj, gjej rastin që të falënderojë kryeministrin dhe gjithë Qeverinë e Kosovës për facilitetet dhe lehtësimin e të gjitha punëve, operacioneve të cilat i zhvillon Katar Charity në Kosovë”, ka thënë ai.

Kurse zëvendësdrejtori gjeneral i Katar Charity, Naëaf Al Hammadi në Kosovë tha se kjo qendër shëndetësore do t’i shërbejë komunitetit të këtij qyteti.

“Mesazhi im i fundit për banorët e Gjilanit dhe patjetër dhe qytetarëve të Kosovës është kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin e Kosovës, i cili meriton dhe besoj do të ketë mbështetje nga ana jonë. Shteti i Katarit, qeveri dhe popull kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me qeverinë dhe popullin e Kosovës dhe këto marrëdhënie do të kenë edhe më shumë zhvillime pozitive në të ardhmen”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit

Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve

Kosova News 10/10/2022 10/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Sekreti i derës emergjente të avionit- Si shpëtohen pasagjerët në raste të jashtëzakonshme
12:14 -17/06/2025
Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA
12:02 -17/06/2025
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren
11:36 -17/06/2025
Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm
11:09 -17/06/2025
PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun
10:47 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?