KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti u mirëprit nga Presidentja e PE-së, biseduan për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE (VIDEO)
Politikë

Kurti u mirëprit nga Presidentja e PE-së, biseduan për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 17:07 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Strasburg u mirëprit nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i Parlamentit Evropian, Alessandro Chiocchetti dhe stafi i saj.

Bashkë me kryeministrin Kurti, në këtë takim ishin Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, deputetja e Kuvendit të Republikës, njëherish drejtuesja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila  dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Me Presidenten Metsola, u diskutua kryesisht për raportin dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin.

Ai e falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në BE dhe në Këshillin e Evropës, krahas asaj për liberalizimin e vizave.

Duke qenë në prag të dyvjetorit të Qeverisë, kryeministri Kurti e njoftoi Presidenten Metsola për arritjet e sukseset e deritanishme dhe planet për gjysmën e dytë të mandatit. Theks iu dha përmirësimeve në sundimin e ligjit, luftimit të korrupsionit dhe indikatorëve demokratikë, por edhe trendit pozitiv të indikatorëve ekonomikë të dy viteve të fundit.

Ndër të tjera, këtu kryeministri Kurti përmendi edhe Raportin e Vendit të BE-së për vitin 2022, më i miri për Kosovën ndonjëherë, në të cilin evidentohet progresi i Kosovës në shumë fusha.

Në takim u folë edhe për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, e miratuar javën e kaluar në Kuvend, dhe për qasjen e planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtritshme.

Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, përfshirë këtu pakon mbështetëse në përballje me krizën energjetike në vlerë prej 75 milionë euro, të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. 

Në njoftimin për media thuhet se gjithashtu u diskutua edhe për propozimin Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti në Strasburg: Kosova po dëshmon se është shtet i ndërtuar me vlera evropiane

Gjithashtu lexoni:

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës
20:32 -27/06/2025
Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi
19:56 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?