KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti u bëri thirrje publikisht për takim, opozita thonë se ende s’kanë pranuar ftesë zyrtare
Politikë

Kurti u bëri thirrje publikisht për takim, opozita thonë se ende s’kanë pranuar ftesë zyrtare

Kosova News
Kosova News 20:36 -28/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u bëri thirrje krerëve opozitarë për t’u takuar dhe për t’i informuar ata për takimin e fundit që Kurti pati në Bruksel për çështjen e dialogut.

Një takim me opozitën, Kurti e kishte paralajmëruar edhe ditë më parë gjatë një konference për media.

Por, përveç këtyre thirrjeve publike, partitë opozitare nuk kanë pranuar ende ndonjë ftesë zyrtare për takim nga ana e kryeministrit Kurti. Telegrafi ka mësuar se në Partinë Demokratike të Kosovës, deri më tani nuk u ka shkuar asnjë ftesë nga kryeministri Kurti për takim.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar se nuk kanë pranuar ftesë për takim.

 “Në moment që kemi ftesë do e shqyrtojmë pjesëmarrjen dhe do të dalim me përgjigje”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

Telegrafi ka pyetur edhe në LDK se a kanë pranuar ftesë për takim dhe nëse të njëjti do t’i përgjigjen pozitivisht, por deri në publikimin e artikullit të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndryshe sot, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka theksuar nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm pozitë-opozitë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka theksuar se përafrimi i qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, ka krijuar një momentum të ri për procesin i cili duhet të kapitalizohet.

“Në këtë fazë, mesazhi është që duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt, sepse jo shpeshherë në proceset politike na ndodh që të krijohen rrethanat politike ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër”, ka shkruar ai.

Kryeministri Albin Kurti sot deklaroi se dallimet e mospajtimet politike që kanë mes vete pozitë e opozitë, nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitar për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara. Secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mos-pajtime, por asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetar”, u shpreh Kurti.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.

Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.

Ndërkaq, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.

Qeveria ka thënë se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS – që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës – por, Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

Vendimi për targat dhe ai për dokumentet serbe rritën tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë bllokuan rrugët në veri, por pas heqjes së barrikadave, Qeveria e Kosovës, mori vendim për shtyrjen e zbatimit të këtyre vendimeve deri më 1 shtator. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kosova News 28/08/2022 28/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
09:09 -07/07/2025
Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku
08:38 -07/07/2025
Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -07/07/2025
Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?