KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti tregon sukseset në arsim gjatë qeverisjes së tij: Arsimi i lartë publik falas për të gjithë, po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë, buxheti për arsim është rritur
Arsim

Kurti tregon sukseset në arsim gjatë qeverisjes së tij: Arsimi i lartë publik falas për të gjithë, po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë, buxheti për arsim është rritur

Kosova News
Kosova News 17:55 -22/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka  treguar sukseset e qeverisjes së tij në arsim. Kurti ka thënë se me qeverisjen e tij arsimi i lartë publik është bërë falas për të gjithë, po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë, buxheti për arsim është rritur sepse investimi në arsim është investim me kthim të sigurt. Ai ka treguar se janë ndarë afër 4 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, prej të cilave mbi 2,900 për fushat STEM, duke i dhënë vëmendje të veçantë vajzave që studiojnë këto. Gjithashtu, kryeministri ka thënë pas një dekade e kanë rifunksionalizuar Këshillin Kombëtar të Shkencës, që tashmë ka hartuar programin kombëtar të shkencës, i cili është dokumenti bazë për financimin e punës kërkimore shkencore në vend.

Postimi i plotë:

Me qeverisjen tonë arsimi i lartë publik është bërë falas për të gjithë sepse arsimi është e drejtë e pakushtëzuar. Po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë sepse hendeku ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë. Buxheti për arsim është rritur sepse investimi në arsim, është investim me kthim të sigurt.

43 mijë studentë ndjekin studimet e tyre në nivelin bachelor dhe master falas. Duke filluar nga ky vit shkollor, arsimi dual është zgjeruar në 12 profile profesionale, nga vetëm katër sosh sa ishin në vitin pararendës, në gjithsej 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna gjithandej vendit. Arsimi dhe aftësimi profesional është njëri nga projektet më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë.

U ndanë afër 4 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, prej të cilave mbi 2,900 për fushat STEM, duke i dhënë vëmendje të veçantë vajzave që studiojnë këto fusha. Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinë aktualisht është në masën 50%, ndërsa mesatarja e vendeve të BE-së është 17%. Në prill të këtij viti organizuam për herë të parë konferencën “STEMinist”, kushtuar rëndësisë së përfshirjes së vajzave dhe grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, që tash e tutje do të jetë pjesë e kalendarit vjetor të Qeverisë. Përveç bursave në nivel të universitetit, ndamë edhe 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe 400 mijë euro për mbështetjen e 21 qendrave mësimore nga të cilat më së shumti përfitojnë pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Ndërkaq për edukim të hershëm, ndërtuam e po renovojmë ose adoptojmë gjithsej 31 çerdhe të reja.

Krahas rikthimit në ENQA si anëtare e asociuar, pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në vitin 2019, morëm statusin e asociuar në programin “Horizon Europe” me të drejta të plota, program ky që e mundëson bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit. Gjithashtu, pas një dekade rifunksionalizuam Këshillin Kombëtar të Shkencës, që tashmë ka hartuar programin kombëtar të shkencës, i cili është dokumenti bazë për financimin e punës kërkimore shkencore në vend.

Gjithashtu lexoni:

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Kosova News 22/10/2023 22/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?