KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Propozimet për zgjidhje i dha BE-ja e jo Serbia
Politikë

Kurti: Propozimet për zgjidhje i dha BE-ja e jo Serbia

Kosova News
Kosova News 11:48 -24/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat se pala serbe është treguar konstruktive në takimin që e patën liderët e dy vendeve më 18 gusht në Bruksel.

Kurti, në deklaratën që dha në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, u fol për menaxhimin e krizës në veri të vendit, përkatësisht zbatimin e vendimeve për dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit serbë dhe riregjistrimin e veturave me targa të përkohshme që lëshohen nga Serbia.

“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe”, tha Kurti duke shtuar se katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë – Beograd.

Miroslav Lajçak, si dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, kanë planifikuar takime me liderë politikë në Kosovë dhe Serbi më 23, 24 dhe 25 gusht.

Qëllimi i këtyre takimeve është diskutimi për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përpara 1 shtatorit.

Në këtë datë parashihet të fillojë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse/dalëse për shtetasit serbë.

Kurti tregon se çfarë foli me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se çfarë ka diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e 18 gushtit në Bruksel.

Kurti fillimisht foli për agjendën e takimit.

“Sipas agjendës së komunikuar paraprakisht, takimi trilateral i mbajtur në formatin 1+0 do të trajtonte vetëm dy tema: diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale”, tha Kurti.

Kryeministri tha se fillimisht e ka elaboruar “këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale”, në formën e 6 kapitujve.

Kurti shtoi se Kosova ofroi trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe garancionet përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët në Serbi.

Tutje tha se ka propozuar rikonsiderimin e marrëveshjeve të deritanishme, “por jo me idenë e rinegocimit të tyre siç është plasuar dezinformata nga pala tjetër”.

“Fatkeqsisht ky elaborim i imi nuk u shoqërua me kontribut pozitiv nga pala tjetër, e cila në vend të ideve ka nxjerrë vetëm konstatime se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël e gradual”, tha ai.

Kurti shton se kishin planifikuar të rrinin në Bruksel edhe përtej 18 gushtit me bindjen se marrëveshja përfundimtare do ta konsumonte pjesën më të madhe të kohës.

Ai po ashtu thotë se s’deshën “thjesht menaxhim krize me hapa të vegjël e probleme potenciale e eventuale të sigurisë”. Tha se në Bruksel ka qenë vetëm si kryeministër, dhe jo si polic apo doganier.

Gjithashtu lexoni:

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Haradinaj përkujton Betejën e Loxhës

Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?
16:33 -06/07/2025
Shahini i reagon kompanisë ‘Pastrimi’: Krejt fëlliqësirat e mbeturinave që presohen po rrjedhin në rrugët e lagjes Mati1
16:16 -06/07/2025
Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici
16:10 -06/07/2025
Ekipi turk i Monitorimit në KFOR vazhdon të jap kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë
15:57 -06/07/2025
Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës
15:43 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?