KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Të mos favorizohet stabiliteti politik kundrejt reformave demokratike
Politikë

Kurti: Të mos favorizohet stabiliteti politik kundrejt reformave demokratike

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:39 -03/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka folur në një panel në kuadër të forumit të Bratisllavës, ka thënë se nuk duhet të favorizohet stabiliteti politik kundrejt reformave demokratike, transmeton KosovaNews.

Në diskutimin për rolin e shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se mund të ketë bashkëpunim në këtë kuptim duke theksuar këtu sundimin e së drejtës dhe luftimin e krimit të organizuar.

Kurti: Na duhet sundimi i së drejtës dhe ballafaqimi me të kaluarën

“Disa prej pasojave që i kemi sot besoj janë për shkak të favorizimit të një stabiliteti politik kundrejt reformave demokratike. Neve na duhet sundim i së drejtës, antikorrupsion, drejtësi sociale, kemi nevojë për ballafaqim dhe adresim të së kaluarës, reciprocitet të drejtave të pakicave, na duhet barazi, dhe në këtë mënyrë BE do të rritet si produkt i brendshëm në të gjitha vendet”, ka thënë Kurti.

Lidhur me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020, Kurti ka thënë se Qeveria e kaluar ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë që sipas tij nuk ka dalë mirë.

Kurti: Nuk duhet të favorizohet stabiliteti politik kundrejt reformave demokratike

“Kemi pasur një qeveri të kaluar që ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë, një rregullim të shpejtë që nuk ka dalë aq mirë. Ajo që po theksoj është që të mos favorizohet stabiliteti politik kundrejt reformave demokratike, ShBA-të dhe BE-ja mund të bashkëpunojnë në këtë kuptim, konkretisht unë besoj që sundimi i së drejtës, luftimi i krimit të organizuar që është ndërkufitar, ekziston një gjë që quhet mafi ballkanike, të gjithë duhet të bashkëpunojmë dhe na duhet ndihma e BE-së dhe ShBA-së që ta luftojmë dhe na duhen vendet me demokraci, opozita mund të fitojë, unë kam qenë në opozitë për shumë vite dhe i kam fituar zgjedhjet, herën tjetër dikush tjetër mund t’i fitojë zgjedhjet, na duhet që të kemi vlera evropiane të ndihmuara nga BE, por ato duhet të rriten për së brendshmi dhe në këtë kuptim BE ka shumë për të bërë, për të vepruar në kuptimin e përforcimit të shtetit kontinental të mirëqenies sepse drejtësia sociale është shumë e rëndësishme, antifashizmi, sepse ka pasur një lloj përafrimi me forcat të ndryshme profashiste në BE dhe pastaj na duhet NATO, në shekullin 21 jo më pak se në shekullin e kaluar”, ka thënë Kurti./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Më 17 shtator nis votimi me postë për zgjedhjet lokale

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael

Abrashi: Paralizimi institucional nuk i duhet Kosovës, Albulena Haxhiu nuk është problemi

Albulena Haxhiu për Qeverinë e Unitetit: Nuk e kam të qartë saktësisht çfarë po kërkon LDK-ja

Jeton Sopa 03/06/2022 03/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur
14:54 -13/06/2025
Trump për sulmin e Izraelit: Fantastik
14:44 -13/06/2025
“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë
14:06 -13/06/2025
Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit
14:05 -13/06/2025
BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe
13:46 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?