Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti presidentin e fondacionit Renovabis, Dr. Thomas Schwartz, ku diskutuan për projektet e fondacionit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Kurti e falënderoi Dr. Schwartz për vizitën dhe kontributin e fondacionit në projekte për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Fondacioni Renovabis, i Kishës Katolike Gjermane, aktiv në 29 shtete, është i pranishëm në Kosovë dhe fokusohet në edukim, trajnime profesionale dhe mbështetje të komuniteteve të margjinalizuara.
Të dy diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avokimin e fondacionit për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, me theks në Kosovë.
Në fund, kryeministri Kurti uroi Dr. Schwartz dhe besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.


