KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon Ministren finlandeze, flasin rreth anëtarësimit të Kosovës në KE dhe integrimin evropian
Politikë

Kurti takon Ministren finlandeze, flasin rreth anëtarësimit të Kosovës në KE dhe integrimin evropian

Kosova News
Kosova News 17:38 -05/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen në një takim bilateral, që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë.

Diskutimi gjatë takimit, në njërën anë u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, të cilat janë të bazuara në vlera dhe bindje të përbashkëta, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare pas themelimit të Odës Ekonomike Kosovë-Finlandë në vitin 2023 dhe Odës Ekonomike Nordike në vitin 2023, ndërkaq, në anën tjetër, në zhvillimet rajonale dhe në kontinent, nevojën për një BE dhe NATO sa më të fuqishme në dritën e invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Kryeministri shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, duke përfshirë këtu përkrahjen në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimin evropian, kontributin në siguri dhe sundim të ligjit nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e NATO-s, KFOR dhe misionin e BE-së, EULEX, si dhe në zhvillimin social dhe ekonomik në vend përmes agjencisë zhvillimore të saj, FINNIDA.

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe që ju mirëpresim sot në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, e cila ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendin tuaj. Ne e vlerësojmë lart vizitën tuaj dhe mezi presim që të zgjerojmë bashkëpunimin në fushat ekzistuese por edhe në fusha të reja”, u shpreh kryeministri.

Ai e uroi ministren Valtonen, shtetin e Finlandës dhe popullin finlandez për anëtarësimin në NATO në prill të vitit të kaluar, duke theksuar se anëtarësimi në këtë organizatë dhe aleancë veri-atlantike është po ashtu qëllim i Republikës së Kosovës, që sikurse Finlanda kufizohet me një fqinj autokrat dhe agresiv që rrezikon paqen dhe sigurinë rajonale.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Valtonen gjithashtu biseduan edhe për diasporën tonë në Finlandë dhe për potencialin që ajo ka për të luajtur një rol edhe më të madh në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve tona.

Presidentja Osmani: Kosova e Finlanda janë partnere të palëkundura

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kosova News 05/09/2024 05/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?