KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon ish-ministrin Scharping, e quan mik të moçëm të Kosovës
Politikë

Kurti takon ish-ministrin Scharping, e quan mik të moçëm të Kosovës

Bekim Morina
Bekim Morina 20:14 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, me të cilin ka biseduar mbi marrëdhëniet midis dy shteteve dhe avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Kurti shprehu kënaqësinë që takoi, siç tha ai, një mik dhe një aleat të moçëm të Kosovës dhe të popullit tonë. Ai e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen Scharping për kontributin e dhënë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Rudolf Scharping ka qenë ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2002. Ai ka udhëhequr me forcat e armatosura të Gjermanisë gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe.

Scharping i cilësonte sulmet ajrore legjitime dhe ndërhyrje humanitare për të shpëtuar shqiptarët nga dëbimi i dhunshëm dhe spastrimi etnik i Kosovës që po e zbatonte regjimi i Serbisë.

Për masakrat e forcave serbe kundër popullatës shqiptare Scharping ka shkruar librin “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”./kp/

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia

KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

TAGGED: kontributi, Kurti
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?