KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon Bozsikun, e falënderon për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë
Politikë

Kurti takon Bozsikun, e falënderon për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kosova News
Kosova News 18:50 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, i cili deri me tani ka shërbyer në cilësinë e zëvendësambasadorit.

“Ai e falënderoi Bozsik për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë që prej vitit 2016, dhe përgëzoi për detyrën e tij të re si ambasador”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ambasadori Bozsik, shprehu përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës.

“Thellimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i dyanshëm. Kosova dhe Hungaria bashkëpunojnë në shumë nisma dhe projekte me interes të përbashkët’, u tha në takim.

Kryeministri falënderoi Hungarinë për mbështetjen në fushën e arsimit, veçanërisht 75 bursa në vit të ndara për studentët nga Kosova, por edhe përkrahjen në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Rruga përpara e rajonit drejt integrimit në BE e prosperitetit mbetet me rëndësi, ku u veçua dhe kontributi që Hungaria mund të japë vitin e ardhshëm gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së. Me këtë rast, Kryeministri Kurti tha se Kosova ka nevojë vitin e ardhshëm për mbështetje për statusin e vendit kandidat për BE, për Partneritetin për Paqe drejt anëtarësimit në NATO, dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?