Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot takohet me krerët e partive opozitare për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Që të tre liderët e partive opozitare në Kosovë, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit.
Takimi mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt është raportuar se do të ndodh në orën 8:00 të mëngjesit.
Edhe PDK-ja dje përmes një letre publike ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë, rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, i ka thënë KOHËS se Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.
“Po, kryetari Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti”, ka thënë shkurtimisht ajo.
Ky takim është thirrur pas tensionimit të situatës në veri të vendit me vendimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës që të largohen nga to.