KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka dështuar si projekt, por ideja s’ka vdekur
Politikë

Kurti: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka dështuar si projekt, por ideja s’ka vdekur

Kosova News
Kosova News 16:16 -07/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka dështuar si projekt politik, por ideja ekziston ende.

Në një intervistë për Al Jazeera, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se shkëmbimi nuk do të ndodh, pasi sipas tij ajo është një formulë për luftë.

Mes tjerash, Kurti është shprehur i sigurtë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është nostalgjik për kohën kur flitej për shkëmbim territorial.

“Jam shumë i sigurt se presidenti i Serbisë është nostalgjik për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por, përsëri, ideja s’ka vdekur. Nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të kemi progres. Shkëmbimi nuk do të ndodh. Shkëmbimi është një formulë për luftë. Kurrë nuk mund të kesh kufi perfekt etnik”.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që do të ndjehen që janë në anën e gabuar. Ajo që kemi nevojë është republikat të kenë marrëdhënie normale. Demokracitë nuk luftojnë me njëra-tjetrën. Tensionet që i kemi me Serbinë janë sepse ne jemi vend demokratik dhe ata janë regjim autokratik me lidhje të afërta me Kremlinin”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ai ka folur edhe për krizën e shkaktuar nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

“Kriza nuk ka përfunduar ende sepse Kosova dhe Serbia kanë raporte jonormale. Ne kemi nevojë për një marrëveshje për normalizimin e plotë të raporteve, në qendër njohjen reciproke…”, ka theksuar ai, duke shtuar se kriza nuk ka përfunduar sepse strukturat ilegale janë kthyer së fundi në grupe kriminale dhe kanë ngritur 16 barrikada gjatë dhjetorit.

Ai ka mohuar t’i ketë dhënë garanci Beogradit për mosarrestimin e kriminelëve që janë në listën e zezë të SHBA-së.

“…Natyrisht, jo. Garancia e vetme si qeveria demokratike është barazia për të gjithë, kushtetutshmëria nëpër të gjitha komunat e Kosovës, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale…Nuk mund të jap garanci për kriminelët që janë të listat e zeza të ShBA-së…”.

Kurti për Al Jazeera: Nuk jap garanci për mosarrestimin e kriminelëve që janë në listën e zezë të SHBA-së

Gjithashtu lexoni:

Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje

Kosova News 07/01/2023 07/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider
15:20 -02/06/2025
15 të arrestuar për keqpërdorim të kartelave dhe mashtrim kompjuterik në Gjilan
15:15 -02/06/2025
15 të arrestuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë e keqpërdorim të kartelave bankare
15:09 -02/06/2025
Punime në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të komunës së Rahovecit përballen me reduktime të ujit të pijshëm
15:08 -02/06/2025
Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur
15:04 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?